Kreu i BDI-së, e vlerëson të gabuar një qeveri pa pjesëmarrjen e BDI-së. Ahmeti ka mbrojtur partinë e tij për zhvillimet në Kuvend rreth debateve për marrjen e imunitetit të ish-kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski. Ahmeti tha se Veljanovskin nuk e shpëtoi askush, por u respektua rregullorja e Kuvendit. Për këtë çështje ai ka thënë se duhet t’i kërkohet sqarim kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi.
Për çështjen e kandidatit konsensual për president, Ahmeti ka thënë se do të takohet nesër me kryeministrin Zoran Zaev. Lideri i BDI-së beson se nesër do të sqarohet kjo çështje që ka mbetur pezull. /SHENJA/