Ne Spitalin e Struges rifillon puna me kapacitet te plote ne repartin e kirurgjise. Drejtori i Spitalit te pergjithshem te Struges z. Rexhep Dauti informon pacientet dhe qytetaret e Struges dhe rajonit me gjere se, ne saje te angazhimit tone te vazhdueshem sot u be sanimi i defektit te stacioni i gazit, qe ndodhet prane sallave te operacionit dhe me kete edhe vazhdimi i punes me dinamiken dhe kapacitetin e meparshem. Me kete rast z.Dauti siguron pacientet per trajtim dhe sherbime shendetesore kualitative, ndersa personelit mjeksor i uron pune te mbare dhe suksese ne realizimin e operacioneve te planifikuara.
Struga Ekspres