Bujamin Murtishi (Struga Ekspres)
Hajdutët e shtëpive, ditëve të fundit po vidhet nëpër shtepi , sidomos ato të mergimtarëve, apo vëllezërve tanë , në disa fshatra,Ladorisht , Shum , Fierishtë, Teferiç.
Janë vjedhur më tepër se 200 shtëpi, përveç vjedhes,më tepër po demtojnë shtepitë duke shkaktuar dëme materiale të papara.
Pa rezultat, deri më tani akoma asnjë i kapur, edhe pse ka shumë prova në vendngjarje, gishtrinjtë, gjak.
Ekspretizat janë të shumta, mirëpo nga ana e shtetit pa asnjë rezultat. Në një fshat, Llozhan, një vjedhje të vogël e shkaktuar,për 24 orë u gjend autori.
Ky është një diskriminim total ndaj popullatës shqipëtare , edhe pse provat egzistojnë me tepricë akoma asnjë i arrestuar.
Këto ditët e fundit po tentohen të vidhen edhe shtepitë e banorëve të cilët jetojnë nëpër shtepitë e tyre.
Një pjesë e madhe e këtyre banorëve janë të traumatizuar nga këto ngjarje që vetëm fundi s’po u vjen . Ligji po mbron hajdutin, kryerësin e vepres penale, qoftë e lehtë apo e rëndë , sepse në qoftë se e privon nga jeta do të denoheshte autori i cili po mbron shtepinë e vet, dhe jo hajduti, caku i shumë vjedhjeve. Po shikojmë që në një vend të tillë vetëm shpresa nuk ka , sidomos për kapjen e autorëve.
Shumica e njerëzve po thonë se vet autorët bashkëpunojnë me policinë, apo i mbron shteti vetëm pse po i dëmton shqipetarët.
Vallë kjo është e rastësishme!?
Më tepër se 1 muaj po vidhet dhe akoma asgjë , kjo është me qëllim për të mbjellë frikë tek shqiptarët , sepse pjesa më e madhe e tyre po migrojnë falë kësaj politike të dështuar, prandaj në qoftë se policia nuk do ta bëj punën e saj apo institucionet, ne do të detyrohemi tê mbrojme pragun tonë .
Çdo gjë e ka një mbarim, por siç duket shqiptarët po “mbarojnë”, po u shteren energjitë, prandaj ne si fshatra do të detyrohemi për ta mbrojtë pragun e shtepisê dhe do ti lutemi institucioneve të bejne punën e tyre sepse edhe ne paguajmë taksa në kete shtet,biles më shumë edhe se ju.
Bujamin Murtishi