Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNga aksidenti tragjik: Dy persona mbeten në gjendje kritike për jetën

Nga aksidenti tragjik: Dy persona mbeten në gjendje kritike për jetën


Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka njoftuar se në gjendje të rëndë shëndetësore janë dy pacientë, kurse një tjetër sot do të lëshohet në mjekim shtëpiak. Pacientët janë të lënduarit në aksidentin e autobusit në autostradën Shkup – Tetovë.

“Për momentin, në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit janë 8 pacientë, prej të cilëve 1 është në gjendje të rëndë dhe është duke u kuruar në repartin për kujdes intensiv dhe kirurgjik, kurse pacientët tjerë janë në gjendje të mirë.

Sa i takon gjendjes së të lënduarve të cilët janë të vendosur në Kompleksin Klinik, informojmë se në KARMI, për momentin janë duke u trajtuar tre pacientë, prej të cilëve një është në gjendje të rëndë, kurse dy të tjerët janë në gjendje stabile. Në Kliniken Universitare Neurokirurgjike, ka një paciente dhe ajo për momentin është në gjendje stabile”, shkruan në kumtesën e MSH-së.

Nga Ministria njoftuan se sot, për mjekim shtëpiak, pritet të lëshohet pacienti nga Traumatologjia.

Ndryshe, më 13 shkurt, në autostradën Shkup- Tetovë, në fshatin Llaskarcë, një autobus i ndërmarrjes “Durmo Turs” ka pësuar aksident. Si pasojë, ndërruan jetë 15 persona dhe u lënduan 37-të të tjerë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments