Asnjëri nga 50 udhëtarët nuk mendonte se tranporti rutinë me autobusin Durmo Tours në Gostivar do të përfundonte si një nga katastrofat më të mëdha në rrugët e Maqedonisë, njofton TetovaSot.
Autobusi i kuq, i cili mori 14 jetë ishte i parkuar në platformën e stacionit të autobusëve në Shkup.
15 minuta pas orës 16 pasagjerët ishin tashmë në vendet e tyre. Shumica e tyre, kishin përfunduar detyrimet e tyre të punës dhe nxituan të ktheheshin në familjet e tyre në Gostivar.
Autobusi po udhëtonte përgjatë rrugës që udhëtonte nëntë herë çdo ditë.
Përmes qendrës së Shkupit, përmes Gjorçe Petrovit, u largua nga qyteti për të shtatën herë.
Duke lëvizur përgjatë autostradës Shkup-Tetovë, drejt Gostivarit. Aksidenti ndodhi në fshatin Laskarcë.
Më poshtë në video mund të shihni se si ka ndodhur aksidneti përmes videos 3D./TS