Në mesditë ka ndodhur një plaçkitje në ekspoziturën e “Halk Bank” në rrugën e Kaçanikut, në lagjen Vizbegovë të Shkupit.
Sipas informatave të para, pesë persona kanë kryer plaçkitjen, duke kërcënuar të punësuarit me armë, transmeton Gazeta Lajm.
Siç bëhet e ditur, personat e armatosur i kanë drejtuar “kallshnikovët” në drejtim të punësuarve, e pastaj kanë marrë një sasi parash që ende nuk dihet sa është.
Pas plaçkitjes, vjedhësit janë larguar me automobilë nga vendi i ngjarjes. Rasti është paraqitur në polici.