Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoni40.5 milionë euro janë mbledhur nga pagesat rrugore në vitin 2018, kurse...

40.5 milionë euro janë mbledhur nga pagesat rrugore në vitin 2018, kurse rrugët i kemi n’hall

Për pesë vite, të ardhurat nga pikë-pagesat rrugore janë dyfishuar në dhjetë pikat e pagesave në vend. Sipas të dhënave nga Ndërmarrja Publike e Rrugëve Shtetërore, vitin e kaluar nga pikë-pagesat janë arkëtuar gjithsej 40.5 milion euro, që vetëm për një vit është më shumë për 1.7 milion euro.

Para pesë viteve, në vitin 2013, të ardhurat e përgjithshme nga pikë-pagesat kanë qenë 22.4 milion euro.

Rritje gjithashtu ka pasur edhe të numrit të automjeteve që kanë kaluar nëpër pikat e pagesave. Vitin e kaluar pika pagesore kanë paguar 41.1 milionë automjete, ndërsa para pesë viteve 30.7 milion.

Drejtori i ndërmarrjes publike thotë se rritja e të ardhurave, përveç rritjes së numrit të automjeteve, është edhe për shkak të rritjes së kontrollit në pikat e pagesave.

Kur të shikohet se si është gjendja e shumë rrugëve në Maqedoni, lind pyetja se pse këto mjete nuk investohen për ndërtimin e rrugëve.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments