Personi që sot humbi jetën nga orteku i borës në Brezovicë, dyshohet të jetë Arian Daci, djali i ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Dacit, raporton Gazeta Metro.
Ilir Morina, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, ka thënë se nga orteku që ndodhi në Brezovicë, një person ka vdekur.
Orteku i borës ka ndodhur rreth orës 15:00. Mbikëqyrësi i qendrës që e ka angazhuar agjencia, ka shpëtuar një person, duke e nxjerr në çastet e fundit të jetës.
Por, konfirmohet se viktima është djali i Nexhat Dacit, Arian Daci. Vdekjen tragjike të zëvendësinistrit e ka konfirmuar, Ben Islami në fb.
Arian Daci, 40 vjeçar ka qenë farmacist me profesion, Njihej si sikajtor, që preferonte shtigjet ekstreme të skijimit.