Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZaev: Do të mbaj opinga të hekurt, paga mesatare në Maqedoni do...

Zaev: Do të mbaj opinga të hekurt, paga mesatare në Maqedoni do të jetë 500 euro

“Pa barriera, pa probleme dhe pengesa, pa asnjë çështje të hapur bilaterale, Maqedonia më në fund mund të bëjë hapa të mëdhenj përpara për zhvillimin e ekonomisë. Tani duhet të punojmë. Të gjithë. Si qeveria ashtu edhe Parlamenti, si qytetarë ashtu edhe biznesmenë. Progresi do të varet vetëm nga ne. Do të mbaj opinga të hekurt, paga mesatare në Maqedoni do të jetë 500 euro”, tha kryeministri Zoran Zaev nga tribuna e sotme në Veles.

Mjaft më me politikë, thekson Zaev. Duhet të përvjelim mëngët. Shteti do të bëhet vetëm nëse njerëzit kanë para, dhe në këtë drejtim janë politikat e qeverisë.

Sipas tij, Maqedonia ka kapacitetin dhe duhet ta përdorë atë, duhet t’i mundësoj njerëzve që të fitojnë dhe të jetojnë me dinjitet.

Do të bëjmë ekonomi për jetën dinjitoze për qytetarët. Duhet të kemi qytetarë ekonomikisht të kënaqur. Me të gjitha politikat, me aspekte financiare të stabilizuara, me miq në mbarë botën, me fondet e BE-së, do ta ngrisim standardin.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments