Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami javë më parë në një deklaratë për ‘Vizion Plus’ deklaroi se tani është koha për një president shqiptar në Maqedoni. Sipas tij tani më janë pjekur gjitha kushtet që kjo të ndodhë.
“Unë vlerësoj që është momenti i fundit që përfundimisht në Maqedoni Presidenti te jete shqiptarë dhe Lëvizja Besa do të jap kontributin e saj maksimal që kjo të ndodh. Sigurisht që ne kemi kalkulimet tona partiake, që të kemi një kandidat te tillë, por them që përfundimisht në Maqedoni ka ardhur koha qe pas asaj që Kryeparlamentari është shqiptar, ka ardhur koha që edhe Presidenti i ardhshëm i Maqedonisë te jetë shqiptar. Dhe kjo do të jete nje vlerë për Maqedoninë do të tregoj që jemi të gatshëm te jemi pjese e familjes evropiane, atje ku shqiptarët duan të jenë.”, theksoi Kasami.
Sot në një konferencë për shtyp edhe kreu i ASh-së, Ziadin Sela tha se tani është koha për president shqiptarë në Maqedoni.
“Aleanca për Shqiptarët do të ketë kandidatin e saj dhe emrin do ta publikoj pasi të dakordohemi që shqiptar të jetë president i shtetit dhe kështu të dërgojmë mesazh se Maqedonia është liruar nga par shoqëri për të gjithë”, ka thënë Sela.