Në takimin e Këshillit Qendror të LSDM-së është vendosur që në mbledhjen e Kryesisë Qendrore të partisë të diskutohet për pranimin ose jo të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Përveç kësaj, pritet të diskutohet për përgatitjet për zgjedhjet presidenciale si dhe për mbajtjen e kongresit të partisë,shkruan SHENJA.
Ndërkohë, është duke u pritur kryeministri dhe lideri i partisë Zoran Zaev, i cili udhëton nga Davosi i Zvicrës. Për shkak të stuhisë së borës në Shkup, aeroplani nuk u ulë në Shkup, por u devijua në Aeroportin e Sofjes, nga ku Zaev do të udhëtojë me makinë drejt Shkupit.