Tuesday, April 30, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaev: Motivojmë kompanitë të investojnë në Maqedoni

Zaev: Motivojmë kompanitë të investojnë në Maqedoni

Sot, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, në shoqërimin e zëvendëskryetarit të Qeverisë i angazhuar për çështje ekonomike dhe koordinimin e resurseve ekonomike Koço Angjushev dhe ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi realizoi disa takime gjatë qëndrimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.

“Fiks para një viti, këtu në Davos, ku me kryeministrin e Republikës së Greqisë, z. Aleksis Cipras, për herë të parë kishim takim dhe hapëm ardhmërinë për vendin tonë. Arritëm marrëveshje për ardhmërinë e Maqedonisë. Për gjeneratat e tashme dhe të ardhme, hapëm portat për ardhmërinë shpresëdhënëse dhe me perspektivë për qytetarët tanë. Dhe tani, pas një viti jam këtu me nënkryetarin për çështje ekonomike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Koço Angjushev dhe ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi, tërësisht të përfshirë në agjendën ekonomike. Këtu, këtë vit hapëm dyert ekonomike për ardhmërinë me perspektivë të vendit tonë, Republikës së Maqedonisë”, deklaroi Zaev.

Sipas Zaev, prezenca e tij në Davos vërteton se Maqedonia është pjesë e botës demokratike globale dhe pjesë e të gjithë planeve ekonomike, të cilët bota i zhvillon dhe planifikon në periudhën që na paraprinë.

“Shfrytëzojë pikërisht këtë rast të realizojë takime të rëndësishme për Maqedoninë dhe që do të sjellin përfitimet e tyre, nëpërmjet investimeve. Në takime flasim edhe me “Google” “CISCO”, me “Philips” dhe me “San Group India”e shumë kompani të tjera nga industria e automobilizmit, nga industritë teknike, të cilat kanë interesim për të gjithë rajonin tonë, madje edhe në shtetin tonë, Republikën e Maqedonisë. U takuam me përfaqësues të kompanive nga Ballkani Perëndimor, nga Evropa Perëndimore, por edhe nga Lindja e Afërt. Shpresojmë të kemi takime edhe me kompanitë nga Kina, Koreja, Japonia dhe Amerika”, u shpreh Zoran Zaev, kryeministër, për të shtuar se qëllimi dhe detyra e Qeverisë së RM-së është të motivojmë sa më shumë kompani të kenë në fokus Maqedoninë.

“Tani edhe ambienti është më ndryshe, të gjithë e dinë se Maqedonia është shtet stabil dhe i sigurt, anëtare e ardhshme e Aleancës së NATO-s, vendi me perspektiva të cilat presin të hapin kapitullin e Bashkimit Evropian. E gjithë kjo mundëson bisedimet me më shumë shpresë, me më shumë perspektivë dhe me të vërtetë kam të drejtë të them se e gjithë përshtypja që fitohet këtu, përfundimisht sjellë të ardhme të mirë ekonomike për Maqedoninë tonë dhe për të gjithë qytetarët e saj”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments