Ka vdekur gazetari Naim Haxhosaj, ish-korrespodent i Grupit Koha, për Deçan.
Miqtë e kanë kujtuar takimin e fundit me gazetarin Haxhosaj, që vdiq mbrëmjen e së mërkurës, sipas të gjitha gjasave nga një sulm kardiak.
Haxhosajn e ka kujtuar ish-kryetari i Deçanit tash deputet i AAK-së, Rasim Selmanaj, që kanë thënë se lajmi për vdekjen e gazetarit e ka tronditur.
“Të gjithë ne e bashkëndjejmë dhembjen për humbjen e mikut, bashkëpunëtorit e gazetarit Naim Haxhosaj. Ngushëllime familjes, farefisit dhe të gjithë atyre që e njohën e punuan bashkë me Naimin! Shpirti i tij u prehtë në paqe”, ka shkruar Selmanaj.
Grupi KOHA po ashtu i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Naim Haxhosajt.
Edhe redaksia e Struga Ekspres i shpreh ngushëllime familjes,miqëve dhe kolegëve të Naim Haxhosajt.