Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeRajoniZbulohet agjencioni që martonte vajzat shqiptare për 3000 euro me pleq serb!

Zbulohet agjencioni që martonte vajzat shqiptare për 3000 euro me pleq serb!

Një numër i madh agjencish nga Serbia dhe Shqipëria e kanë fokusuar aktivitetin e tyre në ndërmjetësimin e martesave të vajzave shqiptare me serb dhe sllav të tjerë të rajonit.

Njëra prej tyrë është agjencia “Dionis – agencija za bracno posredovanje”, e cila në faqen e saj në Facebook ka publikuar një numër të madh fotosh të çifteve pas martesës në sajë të ndërmjetësimit të saj.

Këto agjenci marrin deri në 3 000 euro për një martesë dhe operojnë kryesisht duke gjetur vajza të reja nga Shqipëria për t’i martuar me burra në moshë nga Shqipëria.

Agjencia publikon në faqen e saj fotografi vajzash nga Shqipëria duke dhënë moshën, pamje fizike dhe kërkesat me qëllim gjetjen e një burri në Serbi apo gjetkë.

“Kjo vajzë 22 vjeçare nga një familje patriakale nga veriu i Shqipërisë kërkon një bashkëshort deri në 33 vjeç”, shkruan agjencia serbe duke nxjerrë edhe foton e vajzës.

Albeu.com ka fshirë fytyrat e personazheve të publikuara nga faqja në fjalë me qëllim mos cënimin e privatësisë, megjithatë ky aktivitet është zgjeruar ndjeshëm kohët e fundit dhe po i trajton vajzat shqiptare si mall në shitje. /albeu.com/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments