Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu ka hedhur poshtë pretendimet e profesores maqedonase Tanja Karakamisheva, e cila në një status në Facebook ka shkruar se shqiptarët në Maqedoni janë 16.7% duke u thirrur në numrin e shtetësive të dhëna, shkruan Gazeta Lajm.
Në kontekst të çështjes demografike të shtetit tonë, Ju prezentojmë këtë fakt orientues: sipas pasaportave valide 30.4% janë shqiptarë duke marrë parasyshë se ka edhe shqiptarë që nuk posedojnë pasaporta edhe në shqip” shkruan Nuhiu, raporton Gazeta Lajm.
Një ditë më parë profesorja maqedonase me bindje anti-shqiptare, ka shkruar se sipas të dhënave të azhurnuara për shtetësitë e lëshuara në Maqedoni ka pak më shumë se 2.4 milion shtetësi, nga të cilat 1,883,612 (72,66%) janë deklaruar si maqedonas, 375,601 (16.7%) – shqiptarë, 2, 66% romë, 3.85% turq, 1.78% serbë, 0.84% boshnjakë, 0.48% vllehët dhe 1.03% të tjerë.