Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiReagon BDI-ja e Strugës: Flisni ju o të mjerë, ndërtuat shtëpitë tuaja...

Reagon BDI-ja e Strugës: Flisni ju o të mjerë, ndërtuat shtëpitë tuaja me “humanizmin” e diasporës strugane

Flisni ju o të mjerë, Ndërtuat shtëpitë tuaja me “humanizmin” e diasporës strugane.

Fukara ju zu gjumi dhe pasanik ju gjeti mëngjesi.
Të mjerët ju që qytetarët i shihnit si burimi juaj financiar. Sdim ku tja fillojmë por qytetarët e Strugës janë dëshmitarë të fakteve dhe të situatës aktuale:
– “Humanizmi” u tregua dhe u dëshmua me ndërtimin e shtëpive tuaja në fshatin Livadhi dhe atë të gjithë e dinë si ishte gjendja e Zeadin Selës para 2013 dhe si e përfundoj 2018 duke ndërtuar dhe duke përfituar edhe pasuri të tjera në Durrës dhe Shkup
– “Humanizmi” juaj dëshmohet edhe me rritjen e pasurisë dhe të shoferit tuaj të cilin edhe struganët e din si ishte dhe si u ndryshua nga 2013 deri ne 2018
– “Humanizmi” juaj dëshmohet edhe tek ‘Arsllani’ i pushtetit i cili nga lavazhist kaloj në kapon e pushtetit dhe të gjithë e dinë humanizmin e tij.
– “Humanizmi” juaj dëshmohet edhe tek shefi i urbanizmit për humanizmin e të cilit flasin të gjithë arkitektët e qytetit dhe të gjithë kompanitë ndërtuese.
– “Humanizmi” juaj u vërtetua edhe te drejtorët tuaj që me humanizmin e tyre vodhën bukën e gojës të puntorve të tyre.
– Sa të tjerë kishit ju në pushtetit që harruat njerzillëkun në qeverisjen tuaj dhe ju mendonit vetëm për pasurimin tuaj.

Ju të mjerë sa humanistë paskeni qënë.
Mjer kush nuk ju njeh JU që gjeni të rrugës të reagoni dhe të shkatërroni gjithçka.

Do vazhdojmë të mbështesim çdo iniciativë humane e çfarë do forme që do të jetë për t’ju ndihmuar familjeve, nevoj e cila buron nga zemra dhe shpirti i sinqertë.
BDI Strugë përgëzon iniciativën e nisur në Strugë dhe do vazhdojë çdo herë të ndihmojë qytetarët.

BDI dega Strugë

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments