Thursday, November 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniASH-Dibër: Pushteti dhe dega e BDI-së në mënyrë djallëzore dhe jo ligjore...

ASH-Dibër: Pushteti dhe dega e BDI-së në mënyrë djallëzore dhe jo ligjore shkarkuan u.d. Eugjen Cami

Dje në seancën e 17-të të këshillit të komunës – Dibër, presioni i pushtetit dhe dega e BDI-së tentuan në mënyrë djallëzore dhe në formën anti ligjore që të shkarkojnë ushtruesin e detyrës Kryetar Komune z. Eugjen Cami, për të mbuluar gjurmët dhe krimet ndaj pasurisë publike të qytetit.

Ne, si subjekt politik i cili në parim ka kujdesin për qytetin dhe qytetarët, transparencën dhe informimin, nxjerrim para jush të gjitha shkeljet ligjore të bëra nga Kryesuesi i Këshillit dhe Këshilltarëve të degës të BDI-së.

1.) Në bazë të ligjit për Vetqeverisje Lokale neni 39, pika 3, parashikon që seancat e Këshillit si dhe pikat e rendit të ditës detyrimisht të shpallen 7 ditë para mbajtjes së seancës. (Të gjithë këshilltarët materialet i pranuan 3 ditë para mbajtjes së seancës dhe atë me pikë të rendit të ditës:

Plani lokal për veprim për komunën e Dibrës në fushën e Punësimit, Banimit, Arsimit dhe Shëndetësisë në periudhën 2019-2020 për romët e komunës së Dibrës).

Sqarim: Të gjithë këshilltarët duhet të jenë të njoftuar në kohë dhe të pajisur me dokumentacionin adekuat për shkarkimin apo emërimin e Ushtruesit të Detyrës së Kryetarit të Komunës. (Diçka që nuk u bë fare)

2.) Elementet bazë të ligit, nga të cilat bëhet ndërprerja e mandatit të Kryetarit sipas fuqisë të ligjit janë të parapara në nenin 54:

a. Nëse paraqet dorëheqje;

b. Në rast vdekje;

c. Nëse me vendim të plotfuqishëm është i dënuar për vepër penale me dënim me burg në kohëzgjatje mbi 6 muaj;

ç. Nëse me vendim të plotfuqishëm i merret e drejta e aftësisë për punë;

d. Nëse paraqitet gjendja e papërputhshmërisë për kryerjen e funksionit në pajtim me ligjin për zgjedhje lokale;

e. Në rast të mungesës së pa arsyeshme më gjatë se 6 muaj dhe nëse pushon të jetë banor i komunës.

Neni 54, pika 5, thekson: Këshilli do të zgjedhë një nga anëtarët e tij (të këshillit), i cili do të kryejë Detyrën e Kryetarit të Komunës për periudhën deri në zgjedhjet e Kryetarit të ri (pra deri në zgjedhjet e rregullta lokale).

Sqarim: Është absurde që Ushtruesi i Detyres Kryetar Komune të zëvendësohet me një Ushtrues Detyre Kryetar Komune.

Mocioni i mosbesimit paraqitet kur ka shkelje të rënda të detyrës dhe është normë demokratike që ndodh pas 100 ditëve .

Deklarata e BDI – Dibër, që dje u lexua para këshillit, në brendësinë e saj përmbante papjekuri politike dhe e gjitha ishte e ndërtuar mbi baza të shpifjeve, mllefit dhe me tendencë për të minimizuar punën e Aleancës për Shqiptarët – Dibër, si dhe përpjekje për të nëpërkëmbur dinjitetin, karakterin dhe punën e z . Eugjen Cami.
E kuptojmë se jeni të detyruar të përdorni në çdo deklaratë gjuhën e urrejtjes, spekulimit dhe mashtrimit, duke patur një qëllim të vetëm: Frikën nga e vërteta e llumit dhe baltës që jeni të zhytur kokë e këmbë në korrupsion.
Ju deklaroni dhe pretendoni se është bërë shpërndarja dhe rrjedhja e dokumentacioneve zyrtare komunale, megjithatë me këtë ju po bieni në kundërshtim me veten tuaj, pasi që të gjithë shefat e sektorëve komunalë janë po ata që ishin edhe në kohën kur ju udhëhiqnit me komunën.

Ju nuk paraqitët as edhe një fakt të vetëm, që të dëshmoni para këshillit komunal, para qytetarëve Dibranë, keqpërdorimin e detyrës së z.Eugjen Cami.

Mënyra se si dje kryetari i këshillit komunal udhëhoqi seancën është në kundërshtim me ligjet, normat dhe etikën qytetare, gjë që e ktheu institucionin në një tubim partiak ku lexohen deklaratat e kryesisë së degës BDI – Dibër, dhe jo ku duhet të debatohet dhe të përfaqësohet denjësisht kultura dhe dinjiteti Dibran!
Ky fakt tregon qartazi se cili institucion brenda komunës është “i uzurpuar” nga interesa partiake.

ALEANCA PËR SHQIPTARËT DEGA DIBËR

jo që nuk e din se kush jeni Ju, por me këtë që bëtë dje dhe me veprimet tuaja të përditshme ne na i forconi bindjet tona dhe të qytetarëve se JU për një “copë pushteti” jo që jeni vetem të etshëm por keni një deshirë patologjike të nënçmoni dhe fyeni figurën e çdo qytetari dhe për ketë jeni në gjendje që të bëni pakt edhe me “Djallin e Mallkuar”, jeni kthyer në kopje të shëmtuara të politikanëve “Analfabetë Partiakë”, të cilët u dirigjojnë jetën politike dhe përditshmërinë e juaj!

Në të ardhmen, Deklarata të kësaj natyre tendencioze dhe të papjekura drejtoni ndaj individëve tuaj partiakë të cilët me veprimet dhe sjelljet e tyre, i kanë kthyer institucionet dhe degën në pronë private.

Kjo deklaratë do të dërgohet në institucione dhe inspektorate kompetente, organizatat e jashme, tek Ambasada e SHBA-ve si dhe tek të gjitha mediat elektronike dhe të shkruara!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!