Friday, November 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiAleanca e Dollogozhdës reagon ashpër për zgjedhjen e kryetarit të BL-së

Aleanca e Dollogozhdës reagon ashpër për zgjedhjen e kryetarit të BL-së

Ne si Aleancë edhe përkundër faktit se ju shtrim dorën e bashkpunimit strukturave të partive oponente ato përsëri tregojn fytyrën e tyre me prapavij të errët për fshatin tonë.
Rasti i fundit është zgjedhja e Kryetarit të BL, paraprakisht u votua dhe u caktua një kryesi prej 11 antarësh, të cilëve i’u dha barra të zgjedhin një udhëheqësi (kryetar, sekretar, arkëtar) por disa persona me urdhër nga “lart” me çdo kusht tentojn të krijojn përçarje dhe duke përdorur edhe fuqin e pushtetit duke ushtruar presion mbi antarët e zgjedhur duke i thirrur që kryesin e lart përmendur ta zgjedhin në “centralen komitet” në Strugë. Kryesia kaloj në mosprezenc të 4 antarëve të Kryesis të cilët ishin kategorikisht kundër kësaj mbledhje e cila u caktua në Strugë dhe jo në Dollogozhdë.
4 antar të revoltuar nga kjo sjellje e kësaj udhëheqësie të re automatikisht japin dorëheqje nga Kryesia e fshatit.
Nuk jemi për bashkpunim me servila te cilët për të ruajtur një kolltuk të një drejtorie fantom, për një kolltuk të pafuqishëm vetëm për përfitim personal për të ngrën një “grosh” pa pare, dhe një këshilltar që thirët në emër të fshatit me 200 vota duke i’u jargavitur Kryetarit të Komunës vetëm për interesa personale dhe jo në të mirë te BL.
Fitues moral në votim për zgjedhjen e Kryesis është antari i dorëhequr Nevzat Memeti me 66 vota.
Në si opozitë do të japim kontributin tonë në të mirë të fshatit tonë por jo në bashkëpunim me këtë Kryesi të dirigjuar nga lart.

Aleanca për Shqiptarët-Dollogozhdë

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!