Friday, November 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaVitin e kaluar u ndërtuan në Zvicër 50 mijë banesa, 80 mijë...

Vitin e kaluar u ndërtuan në Zvicër 50 mijë banesa, 80 mijë janë të zbrazëta

Vetëm vitin e kaluar u ndërtuan 50.000 banesa.

Rezultati: Në fund të këtij viti 80 mijë objekte raportohet të të jenë të zbrazëta, siç shkruan UBS në një studim të ri.

Kështu, vendet e lira në tregun e patundshmërive u rritën, sipas ekspertëve. Për krahasim, 75,000 njësi rezidenciale, ose rreth 1,7 për qind të stokut të banesave në Zvicër ishin të zbrazëta në fund të vitit 2018, përcjell albinfo.ch.

Çmimet e banesave me qira shënuan rënie në një mesatare zvicerane vitin e kaluar me rreth 2 për qind dhe duhet të bien në vitin 2019 përsëri po aq. Ka më shumë banesa me qira në periferi dhe çmimi i tyre ka të ngjarë të bie për rreth 5 për qind.

Arsyet pse banesat mbeten të zbrazëta janë, për shembull, rënia e emigracionit dhe mungesa e kujdesit në planifikimin e projektit.

Numri i aplikacioneve të ndërtimit ka rënë kohët e fundit. Me 54,000 aplikacione vitin e kaluar, ka rreth 10 për qind më pak leje sesa mesatarja në pesë vjetët e mëparshëm.

Vlen të përmendet se numri i aplikacioneve për ndërtim ra në mënyrë më të theksuar në qendra zvicerane, ku shkalla e banesave të zbrazëta tashmë është e ulët.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!