Në kampin e azilkërkuesve në Reims të Francës dje ka vdekur një grua kosovare. Ajo ka jetuar atje që nga fundi i nëntorit. Njerëzit hapën nje konto enkas per viktimen për të financuar transportin dhe varrimin e saj në Kosovë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” duke u referuar burimeve të një gjykate franceze.
Kritikohen autoritetet qe nuk e strehuan, për të vdekur me dinjitet
Një ngjarje e dhimbshme me pasojë vdekjen e një të moshuare me origjinë nga Kosova ka ndodhur në Francë.
Mësohet se e moshuara ka gjetur vdekjen në një kamp azilkërkuesish në qytetin e Reims.
Xhemile Shala, 70-vjeçe u gjet pa shenja jete në një mëngjes në tendën ku qendronte.
Njerëzit hapën një konto enkas për viktimën për të financuar transportin dhe varrimin e saj në Kosovë, ku deri tani janë mbledhur 765 euro nga 4,700 të kërkuara.
Shoqatat kanë kritikuar autoritetet franceze që injoruan kërkesën e saj për një banesë, për të vdekur me dinjitet.
Agjencia e lajemeve “Presheva jonë” ka mesuar se “nena shqiptare kishte shkuar në Francë me djalin, nusen e saj dhe katër nipër e mbesa
Ajo kishte aplikuar për azil 17 dhjetorin e vitit te kaluar.
“Gruaja kosovare mbi 70 vjeq ka vdekur ne rrethana të prekshme. Asaj eshte dashut t’i jepej strehim emergjent, të paktën ajo do të kishte vdekur në kushte dinjitoze..” thuhet ne reagimin e Ibtisam Bouchara nga shoqata kolektive Exile Solidaritetit ne Reims që ka protesutuar tek autoritetet franceze.