Wednesday, June 18, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFadil Zendeli i përgjigjet Bujar Osmanit: Pyeti shqiptarët në Çair a pajtohen...

Fadil Zendeli i përgjigjet Bujar Osmanit: Pyeti shqiptarët në Çair a pajtohen të quhen maqedonas!

“Ne nuk jemi pengesë për procesin integrues në NATO dhe BE , ne dhamë mbështetje në fillim për hapje të Kushtetutës, por në rrjedhë të procesit u ndryshuan rregullat e lojës, u dhanë punë tjera që për ne janë kontradiktore”, thonë nga Lëvizja Besa.

Fadil Zendeli pas takimit me përfaqësuesin e NATO-s , Zoran Jankoviq, theksoi se ka pjesë kontradiktore në pjesën e nënshtetësisë dhe u shpreh se përgjegjësia është e atyre të cilët i kanë ndërruar rregullat e lojës, të cilët nuk kanë qenë pjesë e debatit për ndryshimet kushtetuese.

Zendeli iu kundërpërgjigj edhe zv/kryeministrit për eurointegrime Bujar Osmani, duke porositur sic tha që të shkojë në Çair dhe t’i pyes shqiptarët a e pranojnë që në nënshtetësi të jenë të quajtur si maqedonas

“Nëse ai gjen ndonjë që do ta përkrahë, atëherë edhe ne do ta përkrahim”, u shpreh deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments