Futbollisti strugan Arben Nazifi tashmë ka marrë thirrje nga dy klube të ligës së dytë Turke dhe është pranë kalimit historik në njërën prej skuadrave Turke, shkruan Struga Ekspres.
Nazifi i cili në vitin 2016 ishte edhe pjesë e kampit të gjigandit Turk të futbollit Galatasaray, ku dhe tregoi kualitetet e tij, prej një futbollisti që premton shumë.
Levent Avci njëri nga trajnerët e kampit ishte personi që i besoi struganit, ku dhe luan rolin kryesorë për ta afruar në ligën Turke të futbollit.
Kampi i verës do të jetë vendimtar për Nazifin.
Aktualisht Arben Nazifi është lojtar i skuadrës së qytetit K.F Vllaznimi në Strugë.
(Struga Ekspres)