Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniA do të dorëzohet Sela dhe Kasami para Zoran Zaevit apo do...

A do të dorëzohet Sela dhe Kasami para Zoran Zaevit apo do të zhgenjejnë elektoratin shqiptar!?

A do të rezistojë Ziadin Sela dhe Bilall Kasami duke mbrojtur kërkesat e tyre para kryeministrit Zoran Zaev, ku para votimit për ndryshimet kushtetuese i duhet mbështetja e liderëve opozitar shqiptar?!
Kjo është pyetja e qytetarëve dhe analistëve politik të Maqedonisë.

Bilall Kasami dhe Ziadin Sela,me këmbëngulje kërkojnë nga Zaev që shqiptarër mos të quhen nënshtetas maqedonas dhe mos llogariten si 20% në Maqedoni.

Zoran Zaev realizoi takimin e parë me Bilall Kasamin ku pritet dhe një takim i dytë,duke tentuar kryeministri që të bind Kasamin për të votuar për ndryshimet kushtetuese,pasi në takimin e parë Kasami nuk lëshoi pe për kërkesat e tyre.

Pritet edhe njê takim me Ziadin Selën, ku Zaev kërkon mbështetjen e tij, por edhe Sela duket i vendosur para kërkesave të tij që janë të ngjashme me atë të Bilall Kasamit.

Nga disa burime që posedon Struga Ekspres, Ziadin Sela pret nga Zoran Zaev të ndryshoj qëndrim për ndryshimet kushtetuese,të plotësoj kêrkesat e Aleancës dhe pastaj të ulet me Zoran Zaev.
Nga ana tjetêr 8 deputetët e VMRO-së që votuan pêr ndyshimet kushtetuese,nuk do të votojnë PRO nëse Zoran Zaev pranon kërkesat e Kasamit dhe Selës.
Zoran Zaev është në udhëkryq,shprehen analistët politik, por interesi i tij janë numrat mbi 80 deputet, për të arritur të votohet për ndryshimet kushtetuese.
Votuesit e Ziadin Selës dhe Bilall Kasamit presin nga liderët e tyre që të qëndrojnë stoik para kërkesave të tyre, ndryshe edhe ata do të quhen vazal të pushtetit.
(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!