Kanë mbetur edhe pak ditë kur edhe hyjmë në vitin e ri 2019-të. Tanimë shumë mërgimtarë ia mësyjnë vendlindjes së tyre, për festat e fundvitit.
Mërgimtarët e Kosovës, do të bënin mirë të vinin në ndonjë rrugë alternative pa kaluar nepër Serbi, sepse kështu do të dobësohej edhe më shumë Serbia.
Duke injoruar kufinjtë serbë, qytetarët e Kosovës nuk do të blenin naftë, ose gjëra tjera brenda territorit të Serbisë, gjë që do ta ulte edhe më shumë ekonominë e Serbisë, pas vendosjes së taksës 100% nga Qeveria e Kosovës.