Tubimi Qytetar të banorëve te f.Dollogozhdë për zgjedhjen e Anëtarëve të Këshillit të Bashkësisë Lokale dhe organeve drejtuese,me kërkesën e mërgimtarëve të f,Dollogozhdë do të prolongohet për disa ditë,e cila do të caktohet me ardhjen e tyre për festën e Vitit të ri.Është bërë traditë që me zgjedhjet e reja nëpër Bashkësitë Lokale në përbërjen e tyre në mënyrë plotësuese të kyçen edhe anëtarë nga Diaspora,për këtë qëllim Njësia Për Bashkëpunim me Bashkësitë Lokale,mbajtjen e takimit me qytetarët e f.Dollogozhdë e shtyn për disa ditë me ardhjen e mërgimtarëve të f.Dollogozhdë nga mërgimi,për të cilën do të lajmërohen me kohë dhe në mënyrë publike,Njësia Për Bashkëpunim me Bashkësitë Lokale pranë Komunës së Strugës.