Tre këmbësorë u lënduan rëndë pasi u goditën nga makina në tre aksidente rrugore dje në Shkup, Ohër dhe Manastir, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.
Mbrëmjen, në sheshin “Aleksandri i Maqedonisë”, ka ndodhur një nga aksident ku është lënduar një 21-vjeçar nga Shkupi. Një person i panjohur që ngiste makinë “Opel” me targa të Shkupit goditi të riun nga Shkupi, pas së cilës ai iku nga vendi i ngjarjes. Me automjetin e ndihmës së shpejtë, 21-vjeçari u transferua në klinikën “Nëna Tereza”, nga u konstatua se ka marrë lëndime të rënda.
Aksidenti i dytë ka ndodhur në qytetin e Ohrit ku në rrugën “Rasoica Novaçki” ku një 30-vjeçar nga Ohri ka goditur një 55-vjeçar po ashtu nga Ohri. 55-vjeçarit iu është dhënë ndihma e parë me çka pastaj është transferuar në klinikën “Nëna Terezë” në Shkup.
Aksidenti i tretë në komunikacion ka ndodhur në Manastir ku në sheshin “1-Maji” ku një shofer i moshës 21-vjeçare me veturën e markës “Volkswagen Golf” ka goditur një 58-vjeçar. Këmbësori ka marrë lëndime të rënda trupore ku dhe iu është dhënë ndihma e parë në spitalin e përgjithshëm në Manastir.
Policia për të tre rastet ka bërë ekspertizë në vendin e ngjarjeve.