Dibra dhe Ohri për 21 ditë humbin dy kryetarët e tyre që udhëheqnin me komunën,shkruan Struga Ekspres.
Ruzhdi Lata, kryetari i Dibrës i lindur më 06.05.1953, në Dibër ndërroi jetë më 24 nëntor 2018 kurse kryetari i Ohrit Jovan Stojanoski ndërroi jetë sot në Ohër më 15 dhjetor 2018, i ndjeri ishte i lindur më 7 gusht 1970 në Ohër.
Në Dibër dhe Ohër për disa muaj priten të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme Lokale ku do të zgjidhen dy kryetarët e rinjë,respektivisht ai i Dibrës dhe Ohrit.
Ruzhdi Lata si kandidat nën petkun e BDI-së, vitin e kaluar në raundin e dytë zgjedhjeve lokale fitoi postin e kryetarit të Komunës së Dibrës kurse Jovan Stojanovski fitoi që në raundin e parë, ky i fundit ishte kandidat i LSDM-së,partisë në pushtet. (Struga Ekspres)