Me rastin e formimt ushtrisë së Kosovës dje është shprehur edhe kryeministri Zajko, i cili kundërshtoi themelimin e saj me pretekstin e ruajtjes së stabilitetit dhe qetësisë në rajon.
Ai tha se nuk është momenti për konfrontime në rajon dhe se krijimi i ushtrisë së Kosovës nuk i ndihmon paqës dhe qetësisë në rajon.
Ky është thëngjilli i mbuluar Zajko, që del hapur kundër ushtrisë së Kosovës dhe pro vëllezërve të tij serbë, me gjoja deklerata për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ky është kryeministri Zajko, pasardhës i Gligorovit dhe i politikës shoveniste dhe antishqiptare në Severna Makedonija, që po e dëshmon në vepër me qëndrime shoveniste ndaj ushtrisë së Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.
Kjo është hera e dytë që ky gjarpër pansllavist deklarohet kundër interesave shqiptare në Kosovë, pas deklarimit të më hershëm për njohjen e trashëgimisë serbe mbi Kosovën.
Ky është druzhe Zajko, titisti me damkë që pasi mori mijëra vota nga shqiptarë të gënjyer dhe naivë me deklerata të thata, “për një jetë më të mirë për të gjithë” i shkeli jo vetëm premtimet por shkeli dhe të drejtën bazë të njohjes së identitetit dhe gjuhës shqipe në kushtetutë.
Prandaj, shqiptarë naivë dhe subjekte politike pranë tij në qeverinë e koalicionit, distancohuni nga qëndrimet shoveniste të antishqiptarit Zajko.
Me këtë qëndrim nepërka e shullërit Zajko, e nxorri kokën nga guri për të “pickuar” shqiptarët si komb.
Ndaj, ndal revanin antishqiptar me dekleratat e tua plotë helm dhe farmak. Ndale vrapin gjarpri i zi, se nuk do t’ia dalësh t’i trullosësh me propagandën tënde ” për një jetë më të mirë për të gjithë”, gjithë shqiptarët pasi atë jetë ti ja shkatërrove dhe ja bëre skëterrë.
Shqiptarët naivë që të besuan ty, do të ndërgjegjësohen një ditë dhe do të demaskojnë si gënjeshtar dhe si antishqiptari më i urryer.
Ndal politikës shoveniste dhe antishqiptare të kryeministrit Zajko!
Medai Shaholli