Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj pak para fillimit të seancës për Ushtri ka thënë që ndihet shumë i emocionuar.
“Një shpagim brezash, për herë të parë Kosova do ta ketë ushtrinë. Kam shumë emocione besoj që të gjithë qytetarët ndihen kështu. Për krijimin e kapaciteteve duhet kohë mirëpo ne e kemi substancën e kemi FSK-në. Po ja bëjmë me dije Serbisë që nga sot e tutje ke punë me Ushtrinë e Kosovës”, tha Haradinaj para mediave.