Pjestarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët gjenden në paraburgimin Shutkë dhe në burgun e sigurisë së lartë Idrizovë, sot e kanë ndërprerë grevën e urisë, shkruan Pa Censure.
Pjestarëve të “Grupit të Kumanovës” u është ofruar besimi se kërkesat e tyre do të përcillen deri tek Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë por, fillimisht kërkesat e tyre duhet t’i procesojnë në formë të rregullt deri tek institucionet e vendit si, ministria për Punë të Brendshme, tek Qeveria dhe tek kryetari i Parlamentit.
Si aryse të rëndësishme për ndërprerjen e grevës, të dënuarit e “Lagjes së Trimave”, e theksojnë edhe formimin e ushtirsë së Kosovës.
Greva e urisë në paraburgimin “Shutkë” vazhdoi 11 ditë ndërsa në burgun e “Idrizovës” shtatë ditë.
Teksa në burgjet e Maqedonisë të denuarit tjerë janë në ditën e pestë të grevës së urisë, ku të dënuarit kërkojnë që amnistia të mos përfshi vetëm të akuzuarit e “27 Prillit”