20 milionë denarë ka paraparë Komuna e Strugës për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, për mbushje gropash dhe pastrim kanalesh për vitin 2019.
Kjo shihet në Programin për Rrugë për vitin 2019 të dorëzuar deri tek këshilltarët komunalë dhe që do të diskutohet në seancën e radhës të Këshillit, ditën e Mërkurë.
Vetëm për mirëmbajtje të rrugëve gjatë sezonit dimëror, pastrim i borës dhe akullit si dhe hedhje të rërës dhe kripës në rrugët lokale, janë paraparë 8 Milionë denarë apo rreth 130 mijë euro.
Po aq mjete parashihen edhe për mbushje të gropave dhe sanim të rrugëve lokale, ndërsa 4 Milionë denarë janë paraparë për pastrim kanalesh.