Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniJa çfarë thonë nga policia për aksidentin në Strazhë ku mbetën të...

Ja çfarë thonë nga policia për aksidentin në Strazhë ku mbetën të lënduar 4 persona

Njëzet e shtatë vjeçari nga Tetova është lënduar rëndë dhe është dërguar për shërim në klinikat e Shkupit, ndërsa edhe tre persona tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur pasdite në rrugën Gostivar- Kërçovë, në afërsi të “Progres98”.

Sipas SPB Tetovë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18.00 kur janë përplasur makina “Opel Astra” me targa të Tetovës, e drejtuar nga K.S (27) nga Tetova, dhe makinës “Kia” me targa të Shkupit, e drejtuar nga S.P (54).

Të lënduarit pas aksidentit janë dërguar në spitalin e Gostivarit, ndërsa për shkak seriozitetit të lëndimit, shoferi i Opelit është dërguar në klinikat e Shkupit. Të lënduarit tjerë janë në klinikën e Gostivarit. Pas ndërprerjes së komunikacionit, tani kanë filluar të qarkullojnë makinat, megjithatë policia ende po kryen hetim në vendngjarje.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments