Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAli Ahmeti: Nuk më tremb PSP-ja, "tërrt" nuk ma bën syri

Ali Ahmeti: Nuk më tremb PSP-ja, “tërrt” nuk ma bën syri

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti nuk ka frikë nga përndjekja e PSP-së për veprat gjatë qeverisjes me VMRO DPMNE-në. I pyetur nga gazetari i Radio Evropa e Lirë, nëse pas kaq vitesh qeverisje me VMRO-në, ka mundësi që edhe ai dhe funksionarët e partisë së tij të jenë të implikuar në kriminalitet ose korrupsion, Ahmeti thotë se madje ai ka inkurajuar PSP-në që të bëjë hetime për të dhe partinë në mënyrë që tiu zbardhej fytyra plotësisht,.

“Më duket pakëz ofenduese të thuash se unë kam frikë nga hetimet, nga thënia e së vërtetës. Ne kemi një vendim dhe më duhet të kërkoj dhe të lus të gjithë ju mediumet që ta promovoni dhe publikoni vendimin e BDI-së për tu hapur hetim nga viti 2002 deri në momentin që flasim tani, pasi nuk duhet që njerëzit të vendosen me shpatulla për muri me akuza të pavërtetuara. Nëse dikush ka keqpërdorur besimin e Bdi-së ose elektoratit, le të përgjigjet para organeve të drejtësisë, por me kusht që të mos ketë drejtësi selektive. Të mos vendoset drejtësia në funksion të nji grupi të caktuar apo për qëllime që unë nuk mund as ti zbërthej tani, ose të japë detaje” thotë Ahmeti

Në funksion të vënies së drejtësisë siç tha Ahmeti, është tejet i nevojshëm një Veting në mesin e gjykatësve, por edhe policisë dhe strukturave të tjera për punën e të cilave opinioni ka dyshim.

Sa i përket ndryshimeve Kushtetuese, Ali Ahmeti druan se ku proces mund të kërcënohet, nëse të gjithë institucionet nuk luajnë rolin e tyre.

“Sikur kam një shqetësim pasi ky është një proces goxha i rëndësishëm. Frikësohem që të mos lëndohet nga pakujdesitë e institucioneve, të mos krijohet opinioni se ky është një proces që tashmë është mbyllur pasi ky është akoma në zhvillim. Të gjithë institucionet shtetërore duhet të jetë të kujdesshme dhe ta ruajnë nga ndonjë inflamacion i jashtëm pasi lehtësisht mund të dëmtohet imuniteti i këtij procesi” u shpreh Ahmeti në intervistën e tij për Radio Evropën e Lirë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!