“Hedhin vaj në aksin e Qaf Thanës”, shoferët: Po na rrëshqasin makinat, nuk ka as borë dhe as ngricë në rrugë. Po na rrezikohet jeta ankohen shoferet shqiptar per aksin nga Qafë Thana deri
në Prrenjas.
“Në disa kthesa të aksit rrugor të Qafë Thanës disa persona hedhin vaj në rrugë që të rrëshqasin makinat”.
Kështu shprehen disa shoferë të cilët kanë dërguar pranë redaksisë së gazetës TemA disa fotografi që dëshmojnë këtë fakt.
Ata shprehen se edhe pse rruga nuk kishte ngricë dhe as borë makinat xhirojnë.
“Rruga nuk ka borë dhe as ngricë. Edhe pse gomat e kamionit janë të reja makina xhiron vetëm se këta hedhin vaj në rrugë, Po na rrezikohet jeta. ”- shprehet një qytetar që ka dërguar foto.
Ndërsa një tjetër thotë: “Kamioni 24 ton xhiron sikur të ishte një veturë e lehtë vetëm nga vaji në rrugë”.
Më tej për këtë problem që ata hasin sa herë që kalojnë në këtë aks rrugor thonë se vajin në rrugë e hedhin personat që kanë biznese private të karrotrecëve.
“Personat që hedhin vajin në rrugë kanë biznese private të karrotrecëve.
Këtë e bëjnë që të rrëshqasim makinat dhe të përlasen që ata t’i marrin më pas për tërhequr makinat e prishura ”- thotë qytetari. (TemA)