Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeRajoniShqiptari e mashtroi për 11 vjet shtetin zviceran duke u shtirë si...

Shqiptari e mashtroi për 11 vjet shtetin zviceran duke u shtirë si i paaftë, ia mori gjysmë milioni euro

Një gazetë e Zvicrës ka raportuar për një kosovar që 11 vjet kishte mashtruar shtetin duke fituar hiç më pak se gjysmë milioni euro.

65 vjeçari kishte mashtruar shtetin duke u shtirë si i paaftë për të punuar, dhe kjo gjë u zbulua tek tani.

Punëtorët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore Aargau (SVA) e kishin vizituar Jetonin, dhe ai qëndronte shtritë në divan në mënyrë patetike. Pyetjeve iu ishte përgjigj i hutuar, aspak apo duke pretenduar se po i flihej.

Të afërmit e tij pastaj deklaruan se gjendja e tij ishte e keqe dhe e pandryshueshme, se ai mezi mund të funksiononte në mënyrë të pavarur, shkruan gazeta zvicerane “Aargauer Zeitung”.

Me këtë gjendje, për 11 vitet e fundit, 65 vjeçari ka marrë fonde si pensionin IV, sigurimin e përditshëm të sëmundjes, fondin e pensioneve, që kapnin një vlerë gati gjysmë milioni euro.

E për këtë, ai ishte paraqitet në gjykatë nën akuzën për mashtrim tregtar. Para kësaj gjykate kosovari ishte arsyetuar se ishte mjeku ai që i kishte thënë se nuk mund të punonte pasi, sipas tij, ai kishte kërkuar ta bënte një gjë të tillë.

Por, në fund, gjykata e kishte shpallur fajtor duke e dënuar me 2 vite burg me kusht dhe me gjobë 4 mijë frangash.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments