Grupi i vullnetarëve i njohur si “Helmetat e Bardha” ka fituar çmimin për dokumentarin më të mirë të shkurtër.
Duke marrë çmimin nga Academy Award, drejtuesi Orlando von Einsidel i është drejtuar audiencës duke u kërkuar të ngritën në thirrjen e tyre për të përfunduar luftën 6 vjeçare në Siri.
Von Einsidele lexoi një letër nga themeluesi i Helmetave të Bardha Read al-Saleh ku ai falënderoi akademinë dhe tha se grupi ka shpëtuar qindra jetë njerëzish që nga formimi i saj në vitin 2014.
“Ne jemi shumë falënderues që ky film ka pasqyruar punën tonë në botë. Organizata jonë është e udhëhequr nga një ajet i Kuranit ku thuhet: “Të shpëtosh një njeri është sikur të shpëtosh të gjithë njerëzimin”(Sure Maide:32), thuhet në letrën e Salehit.
“Ne kemi shpëtuam shumë se 82 mijë jetë të Sirianëve. Ju ftojë të gjithëve që më dëgjoni mua që të punoni për të ndalur gjakderdhjen në Siri dhe ku do në botë”.
Helmetat e Bardha nuk ishin të pranishëm në sallë për të pranuar çmimin, pas ndalesës së ka bërë Trump për disa vende muslimane për tu futu në SHBA.