Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSela: Dita e Alfabetit, ngjarje e ndritur për gjuhën dhe kulurën tonë

Sela: Dita e Alfabetit, ngjarje e ndritur për gjuhën dhe kulurën tonë

I pari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela në telegramin e urimit uron të gjithë bashkëkombasit shqiptarë ai thotë se kjo ditë është një ditë e ndritur e gjuhës shqipe që na bën krenarë të gjithëve.

“Dita kur Manastiri tuboi figurat më të ndritura të kombit, në Kuvendin historik për t’a zgjidhur përgjithmonë çështjen e alfabetit të gjuhës. Ngjarje e ndritur për gjuhën dhe kulurën tonë, nga bijtë mendjendritur të Kombit, që erdhën nga të gjitha trojet e katër vilajeteve shqiptare”, thuhet fillimisht në telegramin e Selës, duke shtuar se përcaktimi i një alfabeti me bazë latine, është mesazh orientimi para, gjatë dhe pas kongresit të vetëdishëm se vetëm orientimi pro perëndimor është ardhmëria e sigurtë e kombit.

“Edhe pas aq shumë vitesh të zgjidhjes përfundimtare të çështjes së alfabetit, pikërisht në Manastir, tendencat për të përbuzur shqipen tonë skanë të ndalur. S’ është risi për shqipen tonë!? Dashakqinjtë e saj duhet ta dijnë se ajo është e fortë, eshtanake e skalitur ndër mijevjeçare dhe nuk e dëmtojnë dot. Vetem bëhen qesharak, po aq sa definicionet e shpifura që nxjerrim ndaj saj.Do ishte shumë më mirë që kujtimin për këtë ngjarje historike për shqiptarët, ta festonim me fitoren për përdorim të plotë të gjuhës shqipe dhe shkrimit të saj, kërkesë kjo e vazhdueshme e jona”, shkruhet në urimin e ASH-së.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!