Si çdo ditë tjetër edhe sot u zgjova me rrezet e para të ngrohta, që vinin prej diellit të posa lindur, që me vete përveç ngrohtësisë dhe bukurisë, solli edhe mallëngjimin për ty.
Që më bëri ti drejtohem lapsit, për të qenë sa më i qendrueshëm se do të duhej të bënte një punë jo të zakonshëm, do i duhej të shkruante disa fjalë që në realitet nuk mund ti përfshij fjala, por ja që ska mënyrë tjetër përveç kesaj.
Për të filluar prej aty, ku unë siç do kush tjeter e kisha fillimin. Për të treguar se vazhdoj të frymojë me frymën tënde , se ndjejë me ndjenjat e tua. Për të thënë se nuk i shfrytezova ndjenjat ndaj teje që të formuloja ca fjalë por, përdora fjalët për të shpreh atë çka ndjej. Nënë, është emri ytë me të cilin merr kuptim ç’do i lindur. Jo pse ai s’pari her takohet me kafazin e jetës por, pse Zoti të ngriti lartë, dhe ne të ngriturit me emrin tënd.
Dashuria për ty që po e shoqëron këtë copë materie prej mishit, është arsyeja mbi të cilën u ndertua kjo ndërtesë prej shkronjave që formulojnë fjalë, e fjala dashuri është synonim i emrit tënd, se vetëm tek ti gjeta dashurinë e sinqertë. Nuk desha që me këto fjalë që po përcjellin mesazhe emocionuese të arrij ta vë në peshoren e durimit, durimin tëndë jo! Se ti atë peshove para se të egzistojë peshorja.
Çdo krijesë që noton brenda kësaj gjithësie, në të njetën kohë mori edhe emrin e vet, por jo çdo emër ka ëmbëlsinë e emri tënd. E di që ti do i lexosh këta fjal me lotët qe unë nuk ti pash kurr. Ata lotë që derdhen jashta syrit, por jo edhe lotet e tua, jo pse s’dilnin por nuk deshte, se për ty lumturia ime ishte me e vlefshme se sa loti që del jashta syrit, sepse ti kur nuk doje qe të me shihje të brengosur për shkakun tënd.
Se aty ku del loti janë edhe ndjenjat, por jo qe ti ishe pa ndjenja jo! E di që ti kishte më shumë ndjenja se çdo kush në botë, por ja që ti ndjeje në emrin tim, e unë gjithmonë kam qenë i lumtur se atë ma mundesove ti. E di se kur në mes të natës, unë po shëtitja nëpër ëndrat e gjumit, ti e zgjuar po shetitje nëpër valët e problemeve dhe brengave te jetes. Edhe pse kishte kohë të gjatë ku problemet nuk të linin të qetë edhe gjatë natës, por ja që une kurrë nuk munda të kuptoja për mërzine tënde që të vinte prej problemeve të saj, se ti gjithmonë me prisje me buzeqeshje, ti kurrë nuk më the se jam e lodhur prej jetës, se ti për mua jetoje, ti kurrë nuk ndjeve untësi se për ty unë isha ushqim, ti kur nuk e shijove ushqimin për derisa sofra ishe e shtruar nën mungesën time.
Nënë ti ishe ajo që i dhe kuptim jetës time, ti ishe dritë në çdo errësirë të jetës. Në këte moment kur gjendem para armës më të vogël në botë të lapsit por, më e madhe në vepër i cili gjendet nën gishtat e mi i dridhur prej emocioneve të mija, që lotët e syve të mi ngjyrën e tij e bënë që të duket edhe më të zezë, më duhet të pranoj se na ndan largesia por na bashkon dashuria.
Se këtu, gjeta çdo llojë dashurie përveç dashurisë tënde, se jeta gjithçka më ofroi por ty kurr nuk të kompenzoi, shumë fjalë të ëmbela dëgjova, por me të tuat kurrë nuk i krahasova. Më duhet ti nënshtrohem fatit i cili më bëri që për çdo mëngjes të më mungojnë puthjet e tua që ishin energji për mua, në çdo mbrëmje ledhatimet dhe keshillat e jetes që ishin ushqim per shpirtin tim.
Nënë dua të bëhem dhimbja jote, që ti kurrë të mos ndjesh dhimbje, dua të bëhem pikëllimi yt, që ti kurrë mos të ndjesh pikëllim, dua te behem tokë që të shkelësh mbi mua, çdo gjë unë për ty do e bëja,hakun nuk do ta pagoja, dhe si i tillë do te vazhdojë të jem borxhliu yt. Unë kurr nuk e largova prej shoqërisë sime bindjen, se xhenneti është nën këmbët e tua, e ti tash të lutem më trego, se si do jeme njeri prej atyre përderisa jo që nën këmëbët e tua nuk kam qendruar, por ka kohë që edhe zerin nuk ta kam ndegjuar, po ç’ti besh fatit i cili gjithëçka më ofroi përveç afërsisë tënde, që na beri të jetojmë e dashuri nëne të mos shijojmë.
Edhe sa stinë do më duhet ti kalojë në mallëngjim, edhe sa ne hidherim, edhe sa ne pikëllim?!
Por, si do qe te jetë, unë të gjitha këta po i kaloj me një guxim dhe durim të madh, se u linda prej një guximtare dhe durimtare si je ti. Po e përfundoj ashtu siç e nisa, se frymojë me frymën tënde jetojë dhe ndjej me ndjenjat e tua. Dashuria për ty nuk mbaron me fundin e këtyre fjalëve por, ja që duhet të perfundoj. Jo prej deshirës për ta perfunduar por, edhe lapsi e humbi fuqinë e shkrimit.
”…. O Zot mëshiroi ata të dy, ashtu siç më mëshiruan mua kur unë isha i vogël”.
Nimetullah VESELI