Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriNgjela: Liqeni i Ohrit, i grabitur nga sllavët… por Shqipëria do e...

Ngjela: Liqeni i Ohrit, i grabitur nga sllavët… por Shqipëria do e rifitojë humbjen

Spartak Ngjela nuk ndalet me postimet e tij në FB.
“Liqeni i Ohrit… i gjerë dhe i grabitur nga sllavet. Por… Gruevski iku si hajdut, kurse Shqipëria do ta rifitojë humbjen e vet shekullore…,” shkruan avokati, teksa poston një foto.

“Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve do të vijojë, njohja absolute e Kosovës do të vijë, riafirmimi i shumicës shqiptare në Maqedoni do të bëhet shumë shpejt, dhe fillimi i procesit të çështjes shqiptare të Çamërisë do të fillojë ndërkombëtarisht në favor të shqiptarëve. Por ja, edhe diçka: A e dini se sa është popullsia e Shqipërisë në Ballkan? Bashkë me 9 milionë shqiptarë që janë në Turqi, në Ballkan jetojnë 20 milionë shqiptarë.

Pse, nuk e di politika amerikane këtë fakt për aleatin e vet kryesor që ka në botë: shqiptarët?

Sigurisht që e di, dhe natyrshëm që këtë politikë ka: të dominojë Ballkanin Perëndimor me aleatin e vet.
Po politika gjermane, a e di këtë fakt? Sigurisht që e di.
Dhe, ende mendojnë të korruptuarit e lartë në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni, se mund të kenë shpresë?

Jo. Politika është interes, dhe interesi i politikës së madhe perëndimore, tani, pas 200 vjetësh, është me shqiptarët.
Kjo është politika globale e kësaj kohe: ndreqja e gabimeve historike kundrejt shqiptarëve dhe riafirmimi normal i Arbërisë,” shkruante Ngjela para dy ditësh.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!