Seanca gjyqësore për përgjimin e paligjshëm “Fortesa-Target” u anulua për shkak se I akuzuari Sasho Mijallkov nuk u dërgua nga Burgu i Shutkës në gjykatë. Sipas sqarimeve të Gjykatës, ai mbrëmë është dërguar në Burgun e Shutkës në ora 19:55, dhe për shkak të kohës së shkurtër Gjykata nuk ka arrit që të dorëzoj kërkesë për pjesëmarrjen e Miajlkovit në seancën e sotme gjyqësore për rastin në fjalë.
Për këtë rast përveç Mijallkovit janë të dënuar edhe Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski, ish agjentë të policisë sekrete, të cilët janë në arrati në Greqi. Paraburgimi prej 30 ditëve për Miajllkovin është me kërkesë të PSP-së për shkak të rrezikut nga ikja. Mbrojtja ka theksuar se paraburgimi i tij është i paligjshëm dhe ka paralajmëruar ankesë deri tek Gjykata e Apelit.