Në Qafethanë kapet furgoni i dyshuar që transportonte drogë

0
11

Një operacion anti-drogë është duke u zhvilluar nga policia në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, raporton Top Channel.

Policia ka ndaluar një furgon, pasi ka dyshime të forta se po transportohej me të lëndë narkotike.

Mësohet se drejt doganës së Qafë-Thanës janë nisur FNSH, ndërsa policia e Elbasanit është në mbështetje të aksionit.