Sasho Mijallkov përfundon në burgun e Shutkës

0
14

Ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov i është shqiptuar masa e paraburgimit, konfirmojnë nga PSP-ja. Raportohet se ai është rrugës për në Burgun e Shutkës.

Masa e paraburgimit Miajllkovit iu shqiptua me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike për shkak të rrezikut për arratisje.

Para disa ditëve masa e njëjtë iu shqiptua edhe ish ministrit për Transport dhe Lidhje Mile Janakievski dhe ish sekretarit gjeneral të Qeverisë, Kirill Bozhinovski.