Mediat janë apo thënë më mirë duhet të jenë korrektuesi i shoqërisë e sidomos politikës, por sa kemi sot një media korrektuese, a kemi një media e cila drejton shoqërinë në drejtimin e duhur, apo e çon në drejtim të gabuar, për çdo ditë e më shumë media shqiptare po bëhet gjithmonë e më vulgare; me emisione pa sens, me emisione që udhëhiqen më shumë me prapanicë se sa me mendje apo urtësi.
Me media që investigimi më i madh është gjoksi i një këngëtareje apo vjehrra e një nusjeje të famshme…
Nga ana tjetër kemi për cdo ditë videoklipe muzikore që më shumë i ngjajnë pornografisë se sa artit; videoklipe që promovojnë vithe, gjokse e shumë banalitete tjera; muzikë pa kurëfarë vlere me tekste me nga dy fjali dhe përsëritje të mërzitshme…
Duke parë gjendjen e këtillë të medias dhe muzikës, nuk mund të kemi politikë ndryshe nga kjo që e kemi; politikë që ka prodhuar amoralitet disa vite me rradhë; politikanë që ndërrojnë qëndrimet më shpesh se dashnoret, politikanë që më shumë e mbanë shurrën se sa fjalën; politikanë që moralin e lidhin vetëm me seksualitetin, kurse hajninë, korrupsionin, nepotizmin, analfabetizmin e promovojnë dhe e ngrenë në piedestal.
Politikanë që paguhen për të folur në parlament dhe qeveri, kurse ata flasin në facebook sepse në vendin e punës gjumi është më i mirë.
Deri kur do të vazhdojë kjo gjendje, apo nesër do të themi:
Ishte më mirë kur ishte keq.
✌?♂️?
Asim Memishi-Sopi