Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMaqedoni: Rreth 160 persona në vit humbin jetën në aksidente trafiku

Maqedoni: Rreth 160 persona në vit humbin jetën në aksidente trafiku

Në Maqedoni në nivel vjetor rreth 160 persona e humbin jetën në aksidente trafiku, ndërsa më shumë se 6000 persona lëndohen.
Nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion në ditën e 18 nëntorit- Dita Botërore e përkujtimit të viktimave nga aksidentet e trafikut, apelojnë deri tek të gjithë institucionet të ngritin sigurinë e komunikacionit në majën e agjendës së veprimit, ndërsa pjesëmarrësit në komunikacion të tregojnë nivel më të lartë të vetëdijes dhe përgjegjësisë në komunikacion.
“Fotografin e zezë të rrugëve mund ta ndryshojmë vetëm nëse çdo individ, pjesëmarrës në komunikacion e jep kontributin e vet personal për komunikacion më të sigurt”, kanë thënë nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vit në si pasojë e aksidenteve jetën e humbin rreth 1.3 milionë njerëz, që paraqet 2.2 për qind e vdekjes globale.
Këto të dhëna tregojnë se mbi 3500 persona në ditë humbin jetën si pasojë e aksidenteve ndërsa lëndohen rreth 140.000. /SHENJA/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments