Shqipëria ka pësuar një ndër humbjet më të thella në histori, pasi u mposht 4:0 nga Skocia në ‘Loro Boriçi’.
Mysafirët e nisën mirë takimin, pasi në minutën e 14-të shënuan nëpërmjet Ryan Fraser.
Për ta bërë edhe më vështirë punën për Kombëtaren, Mërgim Mavraj u ndëshkua me të kuq pas 23 minutave.
Këtë e shfrytëzuan skocezët që shënuan edhe tre herë të tjera.
Së pari, Steven Fletcher dyfishoi epërsinë e në pjesën e dytë dy golat e Forrest fundosën tërësisht Shqipërinë, e cila përshëndetet nga Liga e Kombeve me vetëm tre pikë.
Skocia do ta luajë ndeshjen finale me Izraelin për kryesimin e grupit, pasi të dyja ekipet kanë nga gjashtë pikë.
Shqipëria të martën luan ndeshje miqësore ndaj Uellsit.
Kujtojmë se edhe tifozët e pranishëm në stadium, filluan me brohoritjen kundër trajnerit Panucci, i cili do mbeten në listën e zezë të trajnerëve që kanë drejtuar Kombëtaren e Shqipërisë.