Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëVarrosen katër pjesëtaret e familjes shqiptare që vdiqën mbrëmë në aksident

Varrosen katër pjesëtaret e familjes shqiptare që vdiqën mbrëmë në aksident

Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në varrimin e personave që humbën jetën në aksidentin e mbrëmshëm në aksidentin që ndodhi në fshatin Mramor në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Haradinaj ka qenë i pranishëm në fshatin Ponesh të Gjilanit, ku ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Qeveria e vendit, edhe përmes ndihmës financiare, do t’u qëndrojë afër në këtë humbje të madhe.

“Familjes Shala nga Poneshi i Gjilanit, e cila nga aksidenti i djeshëm humbi katër familjarë, i shpreha ngushëllimet më të thella, në emër të Qeverisë dhe tërë popullit të Kosovës. Qeveria e vendit, edhe përmes ndihmës financiare, do t’u qëndrojë afër në këtë humbje të madhe”, ka shkruar Haradinaj.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments