Wednesday, April 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriAksident i rëndë në rrugën Qafethanë-Librazhdë: Furgoni bie në humnerë, 3 persona...

Aksident i rëndë në rrugën Qafethanë-Librazhdë: Furgoni bie në humnerë, 3 persona në gjendje kritike

Mëngjesin e sotëm një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd- Qafë Thanë.

Aksidenti ndodhi në Pishkash, ndërsa tre persona janë të plagosur rëndë.

Sipas policisë një mjet, fugon mallrash me targa AA 369 UF, me drejtues shtetasin M.M., 32 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Korçë, ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 40 metra në humnerë.

Si pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët, shtetasit E.M., 22 vjeç dhe K.Ç., 31 vjeç, banues në fshatin Vloçisht Korçë, të cilët po transportohen për në spitalin e Librazhdit, në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments