Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaevi ja çfarë thotë për Mijallkovin

Zaevi ja çfarë thotë për Mijallkovin

Në emisionin ‘360 gradë’, kryeministri foli edhe për ish shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov duke thënë se ai nuk po trajtohet veçmas nga të tjerët por po gjykuhet për raste të tjera, ndryshe nga ai i Gruevskit, Jankievskit dhe Bozhinovskit.

Rastet “Target” dhe “Fortesa” në gjykatë po zhvillohen me shpejtësinë e breshkës krahasuar me të gjithë rastet tjera. Disi Mijalkovi sikur po trajtohet në mënyrë të veçantë?

Në veçanti unë do të shtoj diç, dikush këtë e lidh me pajtimin e hapur në Kuvend dhe kështu me radhë. Ne duhet ta harrojmë si opinion, gjegjësisht nuk duhet asnjëherë ta harrojmë dhe përfundimisht të ndalojmë të presim që pushteti ekzekutiv, kryeministri dhe funksionarët e lartë të jenë përgjegjës, dhe me këtë duke vërtetuar se udhëheqin edhe me institucionet gjyqësore. Prokuroria Speciale është institucion i pavarur dhe ajo nuk është nën pushtetin ekzekutiv. Gjykatat, Shkupi 1, Shkupi 2 apo cilado gjykatë në Maqedoni janë pushtet i pavarur dhe ato duhet të marrin vendim ashtu siç dinë dhe siç va paraqet ligji. Ne sjellim vendime për pushtetin tonë. Edhe në pjesën e pajtimit fola shumë qartë dhe saktë. Ajo nuk do të thotë përzierje në pushtetin gjyqësor. Unë mbetem deri në fund me këtë. Ne do të sjellim vendime politike e jo përmes përzierjes në pushtetin gjyqësor që të vendosim pajtim në shtet. Kështu që duhet të japin përgjigje të gjitha institucionet. Nga ta di unë ndoshta dikush është bashkëpunëtor i drejtësisë, ndoshta dikush ka hyrë në procese serioze. As që më bie të përzihem e as që duhet të përzihem- u përgjigj Zaev.
Bëni ndonjë aluzion për Mijalkovin?

Jo, flas për të gjithë. Qoftë për Mijalkovin, për Gordana Jankulovskën, Mile Janakievskin, Kiril Bozhinovskin të cilët tanimë janë të paraburgosur, kështu kanë vendosur edhe Specialja edhe gjykata që ka marrë një vendim të tillë, në rregull kjo është e drejta e tyre dhe ato duhet të japin përgjigje para opinionit për që kanë një pjesë obligim etik për përgjigjet dhe në pjesën tjetër kanë obligim ligjor dhe këtu nuk ka dilema. Jo rastësisht opinioni është i vendosur përmes pyetjeve tuaja si gazetar, përmes juve me këto pyetje që vijojnë, por njëkohësisht duhet ta dimë se ku duhet të kërkohet vendimi që dikush duhet ta sjellë apo nuk duhet ta sjellë. Kështu që nuk është korrekte që Zaevi të tregojë përse ky është i paraburgosur e ky jo, a është dashur kështu apo nuk është dashur. Unë as që di e as që dua ta di. Nuk më takon mua ta di. As nuk dua të përzihem e as që më shkon mendja të përzihem në gjykata, në prokurorinë shtetërore në PSP dhe kështu me radhë. Ato i udhëheqin proceset e tyre dhe ato e dinë se çfarë bëjnë. Vetëm aludoj se atje ka raste të ndryshme, me siguri dikush është bashkëpunëtor i drejtësisë. Paralajmërojnë dëshmitarë, të mbrojtur të këtillë të atillë. Unë nuk i di detajet rreth kësaj pune dhe nuk më interesojnë detajet- tha ai.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!