Vitin e ardhshëm pritet që të fillojnë punët për rikostruimin dhe zgjerimin e autostradës Tetovë-Gostivar. Kjo është bërë e ditur nga drejtori i Ndërmarrjes Shtetërore “Rrugët e Maqedonisë”, Gajur Kadriu. Sipas tij, projekti është gati dhe punohet me dinamikë të përshpejtuar në këtë drejtim.“Me investimet e reja të cilat planifikohen edhe nga ana e qeverisë një ndër karakteristikat ose një ndër investimet më të rëndësishme për rajonin e Pollogut do të jetë rikonstruimi total si dhe zgjerimi i rrugës magjistrale Tetove-Gostivar . Aktivitetet në këtë drejtim janë duke lëvizur me një dinamikë pak sa më të përshpejtuar , në përfundim e sipër është edhe projekti i cili parasheh zgjerimin e kësaj rruge dhe besoj se deri në fund të këtij viti projekti të jetë i gatshëm sepse në vitin 2019 duhet të fillojnë edhe punimet në teren për rikonstruimin e plotë të kësaj rruge” deklaroi drejtori Gajur Kadriu.
Krahas zgjerimit të rrugës poashtu planifikohen edhe rrethoja prej metali që do të pamundësonte qasjen e lirë të kafshëve në autostradë.Shpesh herë rrethojat janë dëmtuar por edhe plaçkitur.“Rrethojat në këtë pjesë të rrugës me të vërtetë kanë qenë problem por me veprime të vazhdueshme të punëtorëve të ndërmarrjes publike shtetërore rrugët e Maqedonisë ne kemi vepruar dhe veprojmë aty dhe mund të them se disa herë rrethojat janë ndërruar por për fat të keq disa persona të papërgjegjshëm i dëmtojnë këto rrethoja dhe për momentin ato edhe mund të jenë të dëmtuara , dhe përsëri unë shfrytëzoj nga rasti të ju bëj apel banorëve të cilët më shpesh e frekuentojnë këtë pjesë të kenë parasyshë se rrugën magjistrale Tetovë-Gostivar mund ta përdorin edhe ato vet dhe familjarët e tyre prandaj të jenë të kujdesshëm dhe të mos i dëmtojnë këto rrethoja , dhe të jënë të kujdesshëm që të mos i lënë kafshët në afërsi të magjistrales për shkak se ndonjëherë nga ajo se ata nuk kanë edhe se ku të shkojnë dalin në rrugë, kemi pasur shumë raste të tilla edhe kur kanë qenë rrethojat sërish janë hasur kafshë në rrugë”, tha drejtori Kadriu.