Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPse u tradhëtua Ziadin Sela dhe nga kush?

Pse u tradhëtua Ziadin Sela dhe nga kush?

Pse u tradhëtua Ziadin Sela dhe nga kush?

Pas 27 prillit, Aleanca për Shqiptarët ka parashtruar kërkesë për sigurim personal të deputetit dhe liderit të ASH-së Ziadin Sela.
Kjo kërkesë është bërë para më shumë se një viti për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme nga huliganë dhe grupe të ndryshme nacionaliste maqedonase.

Ditëve të fundit janë aktualizuar sulmet ndaj Ziadin Selës nga disa portale të afërta me pushtetin. Këto sulme të porositura, të pa baza dhe tendencioze, kanë për qëllim defokusimin e opinjonit nga zbardhja e të vërtetës për 27 prillin me theks të veçant për rolin e BDI-së në këtë skenarë.
Nëse BDI nuk ka qenë pjesë e këtij skenari atëherë përse Agim Nuhiu nuk ka aprovuar kërkesën e Ziadin Selës, kurse kërkesën e Mickovskit e ka aprovuar menjëherë brenda një jave?
Mjafton që Ziadin Sela ka mbrojtjen dhe mbështetjen e popullit Shqiptarë.

Është fakt që Ziadin Sela është pengesë për skenaristët e politikës ditore në Maqedoni dhe spinet gazetareske që porositen për ta goditur Selën tani kur po merret vesh se BDI apo funksionarë të lartë të saj kanë pasur gisht në sulmin e 27 prillit, burojnë pikërisht nga friga e zbardhjes të së vërtetës për 27 prillin.

E vërteta një ditë do të dalë në dritë,ata që mundohen ta pengojnë drejtësinë një ditë do të përballen me të.
(Aleanca për Shqiptarët)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!